E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani angazhohet per Afganistanin

Pakistani është zotuar të mbështesë përpjekjet për paqe në Afganistan duke shfrytëzuar kontaktet dhe ndikimin e tij në radhët e talebaneve.

Por gjatë vizitës se nje dite me pare ne Kabul, shefi i ri i diplomacise pakistaneze i mohoi zerat se vendi i tij synon shpërbërjen e Afganistanit, apo një rol në qeverisje për mbeshtetesit e regjimit te permbysur pas largimit të forcave ndërkombëtare. I se njejtes linje qendrimi ishte Sartaj Aziz, keshilltari i kryeministrit Nawaz Sharif per sigurine kombetare dhe politiken e jashtme. “Nje Afganistan i bashkuar, i stabilizuar e paqesor eshte ne interesin e Pakistanit, sepse po nuk pati paqe e sigurise ne Afganistan, nuk mund te kete as tek ne. Sic e kam thene edhe me heret, i kemi disa kontakte me talebanet, por nuk eshte se i kontrollojme ata njerez”, thotë Sartaj Aziz, keshilltar i kryeministrit pakistanez. Aziz theksoi se Islamabadi kerkon uljen e tensioneve mes dy vendeve dhe riperteritjen e perpjekeve te paqes mes përfaqësuesve afganë dhe talebaneve. Këshilltari e zhvilloi vizitën vetëm pak kohe pasi keta te fundit celen një zyrë të re politike në Doha, veprim i pasuar menjehere nga nje rrebesh kritikash te presidentit afgan Hamid Karazi. Zyra konsiderohet pjese e tentativave per t'i angazhuar talebanet në procesin e paqes dhe ripajtimit para se forcat ndërkombëtare të largohen nga Afganistani. Por Karzai i akuzoi hapur Shtetet e Bashkuara dhe Pakistanin fqinj se po i lejojne militantet te krijojne një Qeveri në mërgim dhe nuk pranoi të dërgonte negociatorë paqeje në Katar. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›