Pakistani heton njoftimet për vdekjen e udhëheqësit taleban Mehsud

Ushtria e
Pakistanit tha sot se po heton njoftimet se udhëheqësit i talebanit në
vend, Hakimullah Mehsud, vdiq nga plagët
që mori gjatë sulmit amerikan me raketë në mes të janarit.Njoftimi i
ushtrisë pakistaneze pason një raport të televizionit shtetëror të Pakistanit
se Mehsudi kishte vdekur dhe ishte varrorur. Lajme
kontradiktore për vdekjen e udhëheqësit ekstremist qarkulluan pas bombardimit
në rajonin veriperëndimor të Pakistanit që la të vrarë të paktën dhjetë
ekstremistë.Talibani lëshoi
dy kaseta pas bombardimit si provë se Mehsudi i kishte shpërtuar sulmit. Sipas disa
njoftimeve, Mehsudi mund të jetë vrarë në një sulm tjetër disa ditë më pas. Një zëdhënës i
Talibanit i hodhi sot poshtë njoftimet për vdekjen e Mehsudit. Azam Tariq i tha agjencisë franceze të lajmeve se Mehsudi është gjallë
dhe mirë. Ai tha gjithashtu se njoftimet
e medias rreth vdekjes së Mehsudit kanë për qëllim përçarjet në radhët e
Talibanit. Tariq tha se Talibani ka
paraqitur prova se Mehsudi është gjallë dhe se njerëzit që pretendojnë të
kundërtën duhet të paraqesin prova. //iç//