E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani trondit boten

Tronditje te thelle pesoi dje politika dhe mbare opinioni boteror pas vdekjes ne nje atentat kamikaz te ish-kryeministres se Pakistanit. Se fundi kryetare e opozites, Benazir Buto, humbi jeten pak minuta pasi perfundoi nje miting ne Ravalpindi, prane kryeqytetit, kur ndodhi krimi fatal. Ngjarja solli reagime te ashpra ne Pakistan. Perkrahesit iu versulen institucioneve duke i djegur. Policia po perpiqet te mbaje gjendjen nen kontroll, por ajo mbetet e ndere. Ne perpjekje per te zbutur klimen, Presidenti shpalli tre dite zije kombetare. Ndersa reagimi nderkombetar ka qene gjithashtu i ashper. Per me teper, eshte tronditur tregu boteror. Dje pasdite erdhen njoftime per rritje te menjehershme te cmimit te naftes dhe tronditje te bursave ne mbare globin. Ky ishte atentati i dyte ndaj zonjes Bhutto qe prej kthimit te saj nga mergimi, ne tetor te ketij viti.
Udheheqesja e opozites dhe ish-kryeministre e Pakistanit, Benazir Buto, mbeti e vrare pak minuta pas i dha fund nje mitingu politik. Ajo u sulmua nga nje person, qe e qelloi me arme zjarri para se te hidhte veten ne ere. Gjithcka ndodhi ne castet kur Buto largohej nga mitingu ne qytetin Ravalpindi. Per shkak te plageve fatale, politikania nderroi jete ne spital. Sakaq, te pakten 20 persona te tjere u vrane si pasoje e sulmit, duke lene dhe 56 te plagosur. Aktualisht forcat e sigurise, domethene trupat paraushtarake dhe policore, u vune ne gjendje gatishmerie ne te gjithe vendin.
Te menjehershme ishin reagimet vendase dhe ato nderkombetare. Ish-kryeministri dhe opozitari, Navaz Sharif beri thirrje per nje greve kombetare, duke pohuar se

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›