E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakot-bombe terroristet tentuan devijimin

Nje zyrtar amerikan ka deklaruar se disa pako te dyshimta te derguara nga Jemeni jane lokalizuar ne muajin shtator gje qe konsiderohet si nje devijim per mos zbulimin e pakove-bombe te javes se kaluar.

Dy ngarkesat e nisura nga Jemeni per ne Cikago raportohet se permbanin libra dhe materiale te tjera por jo eksploziv.

Ideja ishte qe te testohej se sa kohe do te duhej qe pakot te arrinin ne destinacionin e tyre ka deklaruar zyrtari amerikan.

Javen e kaluar dy pako-bombe u gjeten ne avione mallrash ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne Dubai. Ato permbanin eksploziv te tipit PETN qe ishte fshehur brenda nje printeri.

Te derguara nga Jemeni permes sherbimeve UPS dhe FedEx ato kishin si destinacion sinagogat ne qytetin e Cikagos ne SHBA.

Hetuesit jane te bindur se dergesa e pare me qellim devijimi dhe dy pakot-bombe te fundjaves jane te lidhura me njera-tjetren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›