E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti, buka do te shitet ne furra

Blerina Hoxha
Per te shmangur spekulimin qe vjen nga pikat e pakices ne lidhje me cmimin e bukes, furrtaret kane bere nje marreveshje dje, sipas te ciles, buka do te shitet vetem ne pika te posacme dhe kryesisht ne pikat e prodhimit. Ideja eshte leshuar dje ne nje takim te shoqates se prodhuesve te bukes me eksperte te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit. Furrtaret kane pohuar se buka, qe eshte prodhuar ne nje furre, shitet ne dyqane me cmime te ndryshme. Sipas tyre, tregtaret e pakices po spekulojne ne shume raste me cmimin e bukes. Por, nga ana tjeter, marreveshja per te shitur buke ne furra nuk do te mund te funksionoje, per shkak te mungeses se infrastruktures. Ne Tirane, furrat e bukes jane te perqendruara ne disa lagje, ndersa ne disa te tjera, furrat nuk jane aq te shpeshta sa mund te perballonin kerkesen.
Ashtu si edhe shume linja te tregut edhe me tregtine e bukes po spekulohet. Kete fakt e kane pohuar furrtaret, te cilet ne takimin e djeshem me eksperte te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit kane pranuar se ne qytete te ndryshme po ofrohen cmime me tendence rritjeje, ne nje kohe kur cmimi i grurit ne tregjet nderkombetare nuk ka pesuar rritje te madhe.
Hysen Cakra, sekretar i Pergjithshem i SHKPB, shprehu shqetesimin per informalitetin ne kete treg, duke kerkuar mbeshtetjen e institucioneve perkatese per te eliminuar kete treg informal. Duke filluar qe nga 1 shkurti i ketij viti, cmimi i 1 kg buke eshte rritur nga 80 leke per kilogram ne 100 leke per kilogram. Ekspertet e Ministrise se Bujqesise bene te ditur, dje, se rritja e cmimit te shitjes se bukes ne vend nuk eshte e mbeshtetur ne faktore objektive. Sipas ketyre burimeve, lenda e pare per kete industri qe vjen nga importi, gruri, prej 4 muajsh ruan te njejtat cmime. Keshtu, sipas te dhenave zyrtare, gruri nga Argjentina zhdoganohet me 320 USD /toni, nga Rusia 315 USD/toni dhe nga BE-ja me rreth 285 USD/toni, cka tregon se, nuk ka baze objektive per nje rritje te ndjeshme te cmimit te bukes ne vend. Megjithate, perballe kesaj situate, Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, po bashkepunon me institucionet e linjes per shmangien e faktoreve informale qe favorizojne kete rritje te cmimit te bukes ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›