E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti detar shkarkohet drejtoresha e Gjeografise

TIRANE- Shkarkohet ne menyre te befte dhe pa asnje motivacion zyrtar drejtoresha e Institutit Gjeografik Ushtarak Miranda Zeka. Vendimi eshte marre pak jave me pare me firmen e ministrit te Mbrojtjes Arben Imami i cili ka emeruar ne kete detyre nenkolonel Armir Canin. Gazeta Shqiptare shkruan sot duke iu referuar
burime zyrtare prane ministrit Imami se shkarkimi i Zekes nga kjo detyre mund te lidhet me negociatat dypaleshe qe kane filluar me palen greke ne daten 26 nentor per nenshkrimin e nje marreveshjeje te re te percaktimit te kufirit detar. Nderkohe te njejtat burime nuk saktesojne se cfare pozicioni ka mbajtur Zeka lidhur me kete ceshtje qe ka shtyre ministrin Imami drejt vendimit per shkarkimin e saj. Ish-drejtoresha ka qene nje nga 11 negociatoret e paktit detar te rrezuar nga Gjykata Kushtetuese. Investigimi disamujor i Gazeta Shqiptare mbi kete marreveshje nxori ne drite pergjegjesine e saj direkte per firmen e hedhur pro paktit detar anti-kushtetues qe cenonte sovranitetin territorial te Republikes se Shqiperise me 354.4 km2 siperfaqe ujore ne detin Jon.

Skandali u thellua kur Zeka pohoi ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Komisionit Parlamentar te Ligjeve te dates 25.09.2009 se harta e kufirit detar mes Shqiperise dhe Greqise e percaktuar ne baze te marreveshjes dypaleshe nuk ekzistonte. Ndonese ligji por dhe produkti i negociatave me palen greke e detyronte Institutin Gjeografik Ushtarak te pergatiste harten e kufirit te ri detar Zeka iu ishte shmangur ketyre detyrimeve. Megjithate ajo u pozicionua dhe si nje nga avokatet e marreveshjes gjate shqyrtimit te ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese rrezoi ne daten 26 janar 2010 me votim unanim 9-0 marreveshjen e percaktimit te kufirit detar me Greqine. Nje nder arsyet me te forta qe detyruan gjykaten te merrte kete vendim ka qene fakti se anetaret e grupit negociator te pales shqiptare nuk e kishin marre lejen speciale nga Presidenti i Republikes per te negociuar me palen greke.
s.g/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›