Pakti me Italinë për sigurimet shoqërore, Manjani: Pritet vullneti politik nga shteti italian

Pala shqiptare ka përfunduar të gjithë procesin politik në lidhje me finalizimin e marrëveshjes me Italinë në fushën e sigurimeve shoqërore, ndërsa pritet që shteti fqinj t’i japë fuqi ligjore.
Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani, sqaron për RTSH-në se pas nënshkrimit të marrëveshjes administrative në Romë, tashmë pritet vullneti politik edhe nga shteti italian.
“Marrëveshja ka rigjeneruar një interes të jashtëzakonshëm për shkak edhe të numrit të e shqiptarëve që pritet të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Është shumë e 4rëndësishmë të theksojmë që shteti shqiptar i ka mbyllur të gjitha procesin politik në lidhje me finalizimin e kësaj marrëveshje. Pra është nënshkruar marrëveshja kuadër dhe ajo administrative në Romë. Pala italiane për shkak të zgjedhjeve që patën janë më pas me procesin. Janë në momentin që po e kalojnë në komisionet 2 tyre parlamentare ku më pas do të kalojë për ratifikim në parlament dhe një muaj pas ratifikimit, marrëveshja hynë në fuqi. Ne shpresojmë të jetë sa më shpejt por gjithsesi është vullnet politik i cili tashmë nga ky moment varet nga pala italiane” tha Manjani.
Manjani sqaron sesi do te funksionoje ky proces pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.
“Në momentin që marrëveshja hynë në fuqi do të nxjerrim udhëzimet përkatëse në mënyrë që të orientojmë të gjithë qytetarët e orientuar për të aplikuar”, tha Manjani.
Shqipëria ka zhvilluar dy takime në nivel teknik me Greqinë, ndërsa po finalizohet pakti me Serbinë dhe Poloninë
16 është numri i shteteve, përfshi dhe Italinë me të cilat shteti shqiptar ka nënshkruar marrëveshje që u jep mundësi çdo emigranti shqiptar të përfitojnë nga skema e sigurimeve të ndërsjellta.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/