Palacio shënon, Inter fiton e shpreson

Interi i është rikthyer fitoreve në Serie A pas disa ndeshjeve zhgënjyese. Skuadra e njohur italiane e ka mposhtur Sampdorian në terrenin e saj në ndeshjen e mbetur të pak javëve më parë.
Rodrigo Palacio ishte hero i Interit duke shënuar dy gola për Interin. Palacio golin e parë në ndeshje e shënoj në minutën e 43. Për fitoren e sigurtë realizoj përsëri Palacio në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Interi kalon në pozitën e pestë me 50 pikë, sa ka edhe Lazio. Interi nuk do të dorëzohet deri në fund në synimet për të arritur një pozit që dërgon në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/