E Martë, 3 Nëntor 2026

Palacios në frymën e fundit, Leverkusen fluturon

Fitore që të bën me zemër për Bayer Leverkusen. Në javën e hjen e 17-të të Bundesligës, skuadra e Xabi Alonso-s vuajti jo pak ndaj Augsburgut, por më pas arriti të gjejë golin e fitores në minutën e 94-të me Palacios. Një fitore shumë e rëndësishme për kryesuesit, të cilët rikthehen në katër pikë përpara Bayern, i cili megjithatë ka një ndeshje më pak .

Përfundon pa gola ndeshja mes Freiburgut dhe Union Berlin, tashmë pa Bonuccin dhe me tri pikë përpara zonës së rënies. Përfundon 1-1 ndeshja mes Këlnit dhe Heidenheimit, i njëjti rezultat me atë të Mainzit dhe Ëolfsburgut. Më në fund fitore për Eintracht Frankfurt, i cili mundi Leipzig 1-0 (Knauff në minutat e para) dhe iu afrua vendit të katërt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›