Palestina antaresohet si shtet sovran ne UNESCO

Organizata kulturore e OKB-së, “UNESCO”, votoi në shumicë për pranimin e antarësimit të Palestinës si një shtet i pavarur, një veprim i kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe SHBA.
Midis 173 vendeve që kanë një vend në këtë organizatë, 107 votuan në favor të pranimit të kandidaturës palestineze, 52 abstenuan dhe 14 u shprehën kundër.
Në bazë të ligjit amerikan, Uashingtoni mund të tërheqë tashmë sponsorizimin që jep për “UNESCO"-n. Kjo do ta privonte agjensinë që merret me ruajtjen e trashëgimive kulturore nga 70 milion dollarë ose më shumë se 20% të buxhetit të saj.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të marrë në shqyrtim gjatë nëntorit kërkesën e Palestinës për t’u njohur si një shtet i pavarur në OKB.
Antarësimi në “UNESCO” mund të jetë vetëm një gjest simbolik, por liderat palestinezë e shohin këtë si hapin e parë të një strategjie të gjerë diplomatike, që do të
Antarësimi në “UNESCO” mund të jetë vetëm një gjest simbolik, por liderat palestinezë e shohin këtë si hapin e parë të një strategjie të gjerë diplomatike, që do të çojë në njohje dhe lobime propalestineze në shumë vende në botë.
Njëkohësisht, “UNESCO” është agjensia e parë e varur nga OKB që palestinezët antarësohen që prej parashtrimit të kërkesës së tyre për t’u njohur midis kombeve sovrane në muajin shtator.
Pavarësisht njohjes, ekspertët parashikojnë që kandidatura e Palestinës për të aderuar në OKB me të drejta të plota do të rrëzohet në nëntor, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin veton e tyre kundër.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Prifti: Gjykata të marrë ekspertizë të huaj
Top Channel, analizë të dy ekspertizave
Ekspertët nuk zbardhin videon
Pezullohet gërmimi i lumit Erzen
Kukës, konflikti me minierën
Buxhet “i varfer” 2012