Palët nuk pranojmë pajtim, Veliaj dhe Berisha do të përballen në gjyq më 2 Qershor
Seanca e pajtimit për padinë që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për akuzat e tij publike për lidhje me Iranin. Sipas Berishës, Veliaj ka shkuar në Iran i maskuar me paruke dhe për këtë publikoi dhe një foto.
Por siç doli më vonë, personi që kishte publikuar Berisha në foto ishte Joe Walsh, një kitarist i njohur amerikan.
Në seancën paraprake të datës 8 Maj 2023, Gjykata e Posaçme kërkoi që sot, më 19 Maj, Sali Berisha të shoqërohej me polici në seancën e njohjes. Gjithashtu, kjo seancë vlen dhe për pajtim, kur palët pranojnë të tërhiqen nga padia dhe akuzat publike, në bazë të disa kushteve.
Lexo edhe: Gjykata e Posaçme urdhëron shoqërimin me polici të Sali Berishës në sallën e gjyqit
Por, këtë të premte as Veliaj dhe as Berisha nuk janë paraqitur, por janë përfaqësuar vetëm me avokatët e tyre. Në këto kushte kur pajtimi nuk është pranuar, çështja kalon për gjykim për akuzën e shpifjes dhe palët do përballen më 2 Qershor.
Gjyqtari Erion Bani ka vendosur të vazhdojë me procesin gjyqësor mes palëve.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
