E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga flakët

Pamje apokaliptike vijnë nga Britania, ku zjarret e fuqishme kanë përfshirë zona të banuara, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë disa banesa të cilat janë djegur plotësisht.

Tymi i dendur dhe temperaturat e larta kanë vështirësuar situatën, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Banorët e zonave të rrezikuara janë detyruar të largohen nga banesat për t’i shpëtuar përhapjes së flakëve, ndërsa zjarrfikësit vijojnë betejën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›