Pamje apokaliptike nga Gaza, tanket izraelite përparojnë drejt jugut

Tanket zraelite, mjetet e blinduara dhe buldozerët kanë hyrë më thellë në jug të rripit të Gazës, pasi siç lajmëroi një komandat, operacion ushtarak në veri pothuajse ka përfunduar.
Bombardimet e pandërprera nga ajri dhe sulmet nga toka kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur izraelitë pavarësisht se SHBA dhe kombet e bashkuara vazhgdimisht kanë kërkuar mbrojtje të civilëve.
Banorët dhe gazetarët në terren thonë se sulmet intensive në jug po përshijnë zona ku Izraeli u kishte thënë civileve të kërkonin strehim.
Të hënën, Izraeli urdhëroi palestinezët të largoheshin nga pjesët e Khan Younis, duke orientuar lëvizjen drejt drejt Rafah, në afërsi të kufirit me egjiptin.
Palestinezët në Khan Younis paketuan gjërat e tyre dhe u drejtuan drejt Rafah.
Shumica ishin në këmbë, duke ecur pranë ndërtesave të rrënuara.
Kampi Jabalia gjithashtu është i rrethuar nga forcat izraelite.
Rreth 80% e 2.3 milionë njerëzve tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre në tetë javët e luftës që ka shkaktuar shkatërrimin e gazes se mbipopulluar.