E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pamje nga vendngjarja/ Sherri me thikë në Fier, 16-vjeçari me gërvishtje në këmbë

FIER- Një i mitur ka mbetur i lënduar me thikë pas një sherri në qytetin e Fierit.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se 16-vjeçari ka vetëm disa gërvishtje në këmbë.

Rreth një orë më parë ai u konfliktua me një person tjetër në lagjen “8 shkurti” ku dyshohet të jetë sulmuar me mjet prerës.

Adoleshenti nuk ka treguar asnjë detaj mbi konfliktin ku ishte përfshirë dhe autorin./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›