E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamje shokuese, shpërthen akuariumi 33 tonësh me peshkaqenë (VIDEO)

Kinë- Ky është momenti tronditës kur një 33 akuarium qelqi me peshkaqenë papritmas shpërtheu duke lënë 15 njerëz të plagosur nga ashklat e xhamave të thyer dhe një përrua me ujë.

Akuariumi ishte në hyrje të qendrës tregtare Orient Shangai në qytetin e dytë më të rëndësishëm të Kinës, kur ai u shpartallua pa paralajmërim më 19 dhjetor.

Tetë prej atyre që ishin lënduar janë konsumatorë dhe pjesa tjetër ishin asistentë të dyqaneve dhe stafi i sigurisë. Ata më së shumti kanë pasur gërvishtje dhe qarje nga xhamat e thyer.

Shpërthen akuariumi

Një zëdhënës i policisë tha për ‘Daily Mail’: “Ka pasur shumë lëndime të shkaktuara nga qelqi, disa prej tyre janë rëndë, sepse xhami ishte i trashë. Ne jemi duke hetuar se çfarë e shkaktoi këtë”. Tre peshkaqenë dhe dhjetra breshka e peshq të vegjël, të cilët ishin vendosur në akuarium, ishin gjithashtu viktima të aksidentit që ishte kapur në CCTV.

Shokohen turistët

Në pamjet më poshtë, është e mundur të shihet se shumica e njerëzve janë duke qëndruar në afërsi të akuariumit kur ai shpërtheu. Blerësit ikën në panik dhe ashklat prej qelqi akrilik 15cm të trasha dolën në rrugë duke përmbytur hyrjen e qendrës tregtare.

Turistët ishin pranë tij para shpërthimit

Ndërsa asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë për aksidentin, konsumatorët thanë se ata besojnë se një rënie e papritur e temperaturës mund të ketë shkaktuar hovin, sepse moti me sa duket ftoh shumë në Shanghai javën e kaluar.

Ngordhin peshqit

Chen Yongping, një zyrtar i menaxhimit në qendrën tregtare, tha se ata nuk do të ‘ndërtojnë një akuariumi përsëri në të ardhmen”.

Dhjetra të plagosur nga xhamat

Pasojat…

Pas shpërthimit…

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›