E Diel, 1 Nëntor 2026

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas këmbësorin në Durrës, shpëton mrekullisht e mitura

Vizion Plus ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit të rëndë në Durrës, ku një taksi ka dalë nga kontrolli dhe është ngjitur në trotuar, duke përplasur një 66-vjeçar.

Sipas pamjeve, shoferi 26-vjeçar i taksisë, Aldi Talelli duket se humbet kontrollin dhe devijon drejt trotuarit.

Në atë moment, aty po kalonin disa qytetarë, mes tyre edhe një vajzë e mitur, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa u përplasur nga automjeti.

Taksia ka përplasur në pjesën e jashtme të një biznesi 66-vjeçarin Fezi Dine, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Në pamje shihet edhe shoferi brenda automjetit. Pas përplasjes, ai e ka lëvizur makinën në drejtim të kundërt, ndërsa nuk ka dalë nga mjeti.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›