E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pamje të veçanta dhe kuzhinë tradicionale te “Vila 43” në Lin

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Në fshatin turistik të Linit në Pogradec, buzë liqenit ndodhet “Vila 43”, një destinacion që ofron qetësi dhe pamje të veçanta për vizitorët.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka prezantuar këtë destinacion si një nga pikat atraktive turistike të zonës së Pogradecit, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

“Vila 43” mirëpret turistë nga vende të ndryshme të Europës, të cilët zgjedhin këtë zonë për atmosferën e qetë dhe bukurinë natyrore që ofron liqeni i Ohrit dhe peizazhi përreth.

Vizitorët kanë gjithashtu mundësi të angazhohen në aktivitete dhe sporte ujore, duke shijuar nga afër liqenin dhe natyrën e zonës, përmes shëtitjeve dhe eksperiencave rekreative.

Në restorant ofrohen gatime tipike të zonës, kryesisht specialitete me peshk të freskët, që sjellin në tryezë shijet autentike të Pogradecit.

1 nga 16

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›