Pamjet çnjerëzore të luftës në Siri (FOTO)
(KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)
Atje luftohet ashpër, por vetëm kur numri i vrasjeve është shumë i madh, Siria rihyn tek kryelajmet e ditës.
Sot të paktën 40 viktima kanë gjetur vdekjen në qytetin Alepo, si pasojë e shpërthimeve vetëvrasëse. Gjithçka ndodhi në zemër të qytetit Alepo.
Horrori i këtyre shpërthimeve mund të shihet nga fotoja e parë, që tregon trupin e një vajzë, që nuk e merr askush, pasi druhen nga të tjera shpërthime.
Ndërkohë një raketë siriane goditi një qytet turk, duke vrarë pesë persona, përfshi një fëmijë gjashtë vjeç.
Banorët e qytetit marshuan në zyrën e kryetarin të Bashkisë, për të protestuar kundër këtij sulmi.













