E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pamjet nga vendngjarja/ Përplasen tre automjete, tre të lënduar në Fier

FIER- Një aksident ka ndodhur paraditen e së enjtes në aksin rrugor Levan-Fier.

Tre automjete janë përfshirë në këtë aksident. Sipas dëshmitarëve ne vendngjarje një autobot ka prere rrugën dhe si pasoje dy mjete janë përplasur duke shkaktuar 3 të plagosur.

Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin Fier dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›