E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Panair agrobiznesi në Lushnje, promovohen produktet e Myzeqesë

Panairi i agrobiznesit në Lushnje për herë të parë mblodhi rreth 100 biznese shqiptare dhe të huaja për promovimin e produkteve të tyre. Firmat e mëdha të eksporteve bujqësore, të mekanikës por edhe të shumë produkteve që aplikohen për herë të parë kanë zënë vend në stendat e panairit.

Bujqësia shihet si sektori kryesor i ekonomisë shqiptare ndaj janë ftuar biznese jo vetëm të zonës sonë, por edhe nga Greqia, Italia, Mali i Zi dhe Kosova etj.

Lushnja është prodhuesja kryesore e bujqësisë ndaj mbajtja e këtij panairi ndihmon edhe zhvillimin e agroturizmit të zonës.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›