E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i biznesit turk ne Tirane kalendari i aktiviteteve

Tirane 30 mars NOA 8211 Dhoma e Tregtise se Stambollit organizon neser  ne Tirane Panairin e 5-te. Ne kete panair i cili do te organizohet ne Pallatin e Kongreseve nga datat 31 mars 8211 02 prill 2011 do te marrin pjese rreth 60 kompani turke.

Ekspozita do te jete ne formatin e nje panairi ku do te prezantohen produktet turke te eksportit. Dhoma e Tregtise se ka  350 mije anetare dhe eshte nje nder Dhomat e Tregtise me te medha ne   bote.

Gjate kesaj ekspozite ne te cilen do te takohen bizneset turke dhe ato  shqiptare do te zhvillohen keto aktivitete Ekipi i perbere nga tre kuzhiniere speciale te ardhur nga Turqia me  mbeshtetjen edhe te Restorant Sofra ne Tirane do te prezantojne per vizitoret kuzhinen tradicionale turke.

Grupi Folklorik Tuana i perbere nga 10 valltare i cili vjen nepermjet Ministrise se Kultures dhe Turizmit te Republikes se Turqise do te performoje shfaqjet e tij direkt gjate gjithe panairit.

Arti i punimit te xhamit te ftohte nepermjet fryrjes do te prezantohet nga mjeshtri Nasuh Cmert i cili do te realizoje sende dhe gogla promocionale prej xhami te bera me dore.

Arti njemije vjecar i pikturimit ne uje duke perdorur bojera  natyrale i quajtur Ebru i cili paraqet dizenjime qe e kalojne imagjinaten njerezore do te prezantohet per artedashesit shqiptare nga artisti Garip Ay.

Panairi ka si synim te takoje popullin turk dhe ate shqiptar jo vetem ne fushat tregetaro-ekonomike por edhe ne kulture art dhe kuzhine.

NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhjebiznesi turk Garip Ay Grupi Folklorik Tuana Pallatin e Kongreseve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›