Panairi i librit “Kamza Lexon” çel siparin në edicionin e tij të katër-t

Panairi i librit “Kamza Lexon” çeli siparin edhe për këtë vit në edicionin e tij te katër-t.
Mbi 25 shtëpi botuese, shkrimtarë, autorë do të takohen nga data 1 deri në datën 3 me lexues të ndryshëm.
“Është edicioni i katër-t që zhvillohet thuajse në të njëjtën periudhë, fund prilli fillim maji. Sot kemi bërë bashkë 25 shtëpi botuese”, tha Rigelsa Gupe, drejtoreshe e Qendrës Kulturore në Kamëz.
Panairi u hap me diskutime rreth temës libri tradicional përballë formave digjitale
“Është shumë kënaqësi të jesh gjithmonë pranë librave, pranë njerëzve që i duan librat. Qënia këtu në Panairin e Kamzës ishte diçka vërtet shumë bukur”, tha pedagogia, Anila Muhalli.
“Shpeshherë thuhet që zhvillimi i shpejtë i teknologjisë po e kap pa përgatitur shoqërinë njerëzore në aspekte të tilla si leximi, letërsia dhe edukimi. Ky fenomen në formë paralele po vihet re në epokën digjitale. Është një e keqe e domosdoshme, por gradualisht shija e leximit do t’i kthehet librit”, tha shkrimtari Ylljet Aliçka.
Edicioni i katër-t i panairit “Kamza Lexon” ka mbledhur profesorë, autorë, studiues, botues, shkrimtarë dhe gazetarë të njohur.
RTSH