E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Panairi i punës më 2 mars në Athinë/ Rama thirrje bashkatdhetarëve: Njihuni me perspektivën për t’u kthyer në Shqipëri

Me moton Puno dhe Jeto aty ku ke zemrën, do të mbahet më 2 mars panairi i punës për shqiptarët në Athinë.

Një nismë e qeverisë kjo në kuadër të programit për kthimin e emigrantëve shqiptarë, kryesisht të rinj, në atdhe për të punuar e jetuar.

Në një postim të publikuar mëngjesin e së dielës, kryeministri Rama fton shqiptarët që jetojnë në kryeqytetin e Greqisë të marrin pjesë në këtë panair, për tu njohur me mundësitë e kthimit të pjesshëm ose të plotë në atdhe.

Po ashtu, kryeministri e konsideron këtë një derë të re komunikimi me diasporën, për qëllimin e përbashkët, anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›