Panamaja ndalon anijen koreano-veriore

Presidenti i Panamasë, Ricardo Martineli ka deklaruar se vendi i tij ka sekuestruar një anije me flamur koreano-verior, që po transportonte “materiale ushtarake të paspecifikuar”.
Zoti Martineli tha për mediat lokale se anija, që po vinte nga Kuba drejt vendit të tij, përmbante “pajisje të sofistikuara raketash”. Ai postoi në profilin e tij në rrjetin social Twitter një foto që tregonte një objekt të madh jeshil brenda një konteineri mallrash. Martineli tha se anija, e cila u vu nën gjurmim pasi kaloi Kanalin e Panamasë, është ndaluar për të kryer hetime të mëtejshme. E ndodhur nën sanksionet e Kombeve të Bashkuara, Koresë së Veriut i ndalohet eksporti dhe importi i të gjitha armëve, përveç atyre me përmasa të vogla. Sanksionet u përforcuan pas testit të tretë bërthamor të Penianit më 12 shkurt, duke futur këtu edhe autoritetin e shteteve për të inspektuar ngarkesa të dyshimta. / Top Channel