Panariti Njohja e Kosoves nga Serbia hap drejt integrimit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivan Mrkiç deklaron në Tiranë, se historia nuk ka lejuar që Shqipëria të ketë marrëdhënie të
mira me Serbinë.
Mrkiç deklaron se shpreson qe ne te ardhmen bashkepunimi mes dy vendeve tona te vazhdoje dhe te forcohet.
"Ne serbët e kemi provuar genocidin dhe e mbajmë mend gjatë këtë. Ne kemi interpretime të ndryshme për historinë prandaj duhet sa më pak t'i referohemi kësaj periudhe. T'ia lënë historianëve dhe njerëzve të shkencës kete ceshtje. Ne si politikanë duhet të përpiqemi që të vëmë në pah çdo gjë që na bashkon” tha Mrkiç, kur u pyet se kur Serbia do të kërkojë falje për genocidin ndaj shqiptarëve.
Këto deklarata ministri i Jashtëm serb i dha në një konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti, në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë, zhvillim politik që është pritur me reagime nga Aleanca Kuqezi e po ashtu edhe nga PDIU-ja.
Nga ana e tij, kryediplomati shqiptar Panariti u shpreh se Tirana zyrtare është e preokupuar që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, dy vende sovrane, të vazhdojnë në rrugë të mbarë, ashtu sikurse po ecin.
Ministri Panariti theksoi se ka biseduar me homologun e tij serb për njohjen reciproke të diplomave, ndërsa theksoi se duhet bërë më shumë për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
"Duhet të përmirësohet jeta e faktorit shqiptar në jug të Serbisë. Kërkova që autoritetet serbe të ndahen nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve", u shpreh Panariti.
Ministri, ndër të tjera u shpreh se njohja e Kosovës do të ndihmonte të dyja vendet drejt të ardhmes evropiane.
Më herët Mrkiç ka thënë se vizita e tij në Tiranë ka një rëndësi të veçantë për ripërtëritjen e marrëdhënieve në rajon.