E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti Ujerat po negociojme me Greqine

Tirana zyrtare ka pranuar se ka nisur përgatitjet me ngritjen e grupeve të punës që do të negociojë për herë të dytë me Greqinë marrëveshjen për delimitimin e ujrave detare.

Kjo marrëveshje u rrëzua kohë më parë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe sipas ministrit të jashtëm Edmond Panariti ky vendim do të jetë baza për të negociuar me palën greke.

Deri tani vetëm kaq është pohuar zyrtarisht nga shefi i diplomacisë, i cili u tregua lakonik në përgjigjet e tij, duke mos dhënë detaje të tjera.
 
"Grupet e punës janë duke punuar. Në momentin që unë do të kem rezultatet e grupeve të punës, do të mblidhemi së bashku dhe do të diskutojmë për ecurinë e mëtejshm", shprehet Panariti.

Mbi ç’baza po punohet?

Mbi bazën e legjislacionit të vendit dhe të legjislacionit ndërkombëtar.

Kjo ndryshon nga negocimi që është bërë më herët?

Ju e dini që ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila anullon praktikën e mëparshme dhe mbi këtë bazë po punohet për ta riparë gjithë procesin.

Mund të na thoni ndonjë detaj më shumë?

Nuk mundem sepse do të ishte e parakohshme dhe spekulative që unë të bëja publike rezultate që janë ende në përpunim.

Kur mund të përfundojnë neogociatat?

Së shpejti, së shpejti.

Po kaq lakonik, ministri i jashtëm shqiptar, i cili pritet të takohet me homologun grek në Athinë, u tregua edhe kur u pyet për qëndrimin që ka mbajtur pala greke për rinegociimin e kësaj marrëveshjeje, që ende nuk ka një formë përfundimtare.

A ka presion nga pala greke që pala shqipare të pranojë kërkesat e saj për çështjet e marrëveshjes së ujrave?

Nukk ka asnjë lloj presioni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›