E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti ne Athine takohet me Avramopullos

Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Panariti takohet sot në Athinë me homologun e tij grek Dhimitris Avramopullos.

Per disa vite marredheniet midis dy vendesh edhe pse jane konsideruar si te mira jane karakterizuar nga nje klime e ftohte dhe stanjacioni,pikerisht mbas anulimit te marreveshjes se selfit nderkombetar te ujrave,e quajtur ndryshe dhe marreveshja e detit.

Panariti mbërriti në Athinë me një axhende të ngjeshur temash per diskutim, ku pa dyshim rinegocimi i marreveshjes se detit pritet e zere vend te rendesishm ne takimin midis dy ministrave. Teme e bisedimeve pritet te jete edhe çeshtja e dokumentave identifikues shqiptare qe nuk njihen nga organet policore greke,zbatimi i marreveshjes shengen dhe problemet e krijuara prej pales greke ne pikat e kalimit kufitar me Shqiperine,si dhe kerkesa per zhbllokimin e situates se krijuar me linjat e autobuseve midis Greqise dhe Shqiperise.

Burime te mire informuara,i thane Top Channel se ne bisedime pritet te ngrihen edhe mosmarreveshjet ne tema te tjera, qe preokupojne marredheniet dypaleshe. Panariti mberin ne Athine me deshiren e pales shqiptare per ri-startim te marredhenieve dypaleshe dhe kalimin e tyre ne nje faze te re pozitive ne to. Kreu i diplomacise shqiptare pritet te takoje edhe presidentin e vendit,Karolos Papulias.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›