E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pandemia nuk ka ndikuar në bujqësi

Vetëm gjatë 10 muajve të parë të 2020, Shqipëria ka eksportuar më shumë se 181 mijë ton fruta dhe perime, si dhe ka zgjeruar hartën me tregje të reja në mbarë Europën. Kosmaçi në Vaun e Dejës është fshati me sipërfaqen më të madhe të serrave në veri të vendit dhe që prodhon çdo vit rreth 10 mijë ton perime për tregun në Shqipëri dhe për eksport. Ervis Mlloja dhe vëllai i tij administrojnë një serrë, të kultivuar me sallatë jeshile e domate. Falë kërkesës së lartë për eksport dhe çmimit të favorshëm, kjo është mbjellja e tretë për këtë vit. Edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë, 2020 ka qenë i mbarë për sektorin bujqësor.

Nafta pa taksa që do të aplikohet në vitin e ardhshëm do të jetë një lehtësi shumë e madhe për fermerët në mbarë vendin, me impakt direkt te ulja e kostos së prodhimit.  Programi IPARD II, thirrja e tretë e të cilit do të hapet më 10 dhjetor, është një mundësi shumë e mirë për të financuar ndërtimin e një pike grumbullimi të fruta perimeve që i mungon aktualisht Zonës së Vaut të Dejes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›