Panettiere dhe Klitschko sërish në romancë

Ka pasur thashethëme, se qifti janë ribashkuar, por ata kanë mohuar duke thënë se janë shokë dhe takohen rastësisht.
Por dalja e tyre në publik, qarësoi gjithçka.
Hayden Panettiere dhe ish i dashuri saj, Wladimir Klitschko janë puthur para të pranishëmve gjatë një loje basketbollistike në Miami.
Aktorja amerikane dhe bokseri ukrahinas, kishin qenë në lidhje për 18 muaj, por ata janë ndarë, duke marrë rrugë të kundërta.
Panettiere 23 dhe Klitscho 36, gjatë kohës sa ishin të ndarë, kanë pasur partnerë të tjerë, por gjithmonë është përfolur, se ata janë sërish në lidhje të fshehtë./Indeksonline/