Pangalos: Shqipëria nuk na e ka nevojën. Por a mjafton kaq që politikanët shqiptarë të shkëputen nga komplekset ndaj Greqisë?
Në një analizë në gazetën greke To Vima, ish-zëvendëskryeministri dhe ministër i të gjitha qeverive greke të PASOK-ut, Teodoros Pangalos, mësohet të ketë shkruar se Shqipëria nuk na e ka nevojën.
Sipas Balkanweb, ai ka shkruar se Papunësia në Greqi arrin 24% dhe vendi është i 172-ti në botë, ndërkohë që Shqipëria shënon vetëm 13% të papunë dhe është në vendin e 133. Investimet në kapital fiks në Greqi janë 10% të PBB, ndërsa në Shqipëri arrijnë 25% të PBB. Shqipëria ka një defiçit buxhetor vjetor -3.3%, ndërsa Greqia lufton që të qëndrojë në -9.5% dhe këtë vit lëviz në deri -15%. Borxhi i Shqipërisë është 60% i PBB ndërsa ai i Greqisë 161% i PBB. Shqipëria është në vendin e 47 në botë për borxhin, ndërsa Greqia në vendin e 3-të.
Pangalos e mbyll duke thënë: Shqipëria po i plotëson të gjitha kushtet formale për të hyrë në euro. Ajo ushtron një politikë sistematike e të pavarur për tu afruar me BE dhe nëse e doni ta them me fjalë të tjera as që na e ka nevojën fare.