E Enjte, 5 Nëntor 2026

Panik në Shëngjin, banorët dhe turistët mes lotëve lënë gjithçka dhe vrapojnë për t’u shpëtuar flakëve

Banorët dhe turistët janë evakuuar nga zona e përfshirë nga flakët në Shëngjin.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi të madhe drejt resorteve dhe hoteleve, duke djegur beach bare dhe çadra e shezllone.

Banorët dhe turistë janë larguar mes lotëve.

Ata janë detyruar të lënë bizneset dhe banesat e tyre për t’i shpëtuar flakëve.

Qindra mjete zjarrfikëse janë në terren, por flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë në zonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›