E Diel, 1 Nëntor 2026

Panik në Tiranë, një person tenton të grabisë me armë një bankë e nivelit të dytë, arrestohet nga policia

Një bankë e nivelit të dytë në Tiranë ka rënë pre e grabitjes këtë të enjte.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish parkut të autobusave.

Autori i kësaj grabitje është neutralizuar nga efektivët e komisariatit numër 2 dhe është vënë menjëherë në pranga, duke mos i dhënë mundësi të prekë arkën e parave.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, pasi autori ka qëlluar një herë me armë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Deri tani nuk dihet identiteti i autorit ./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›