E Martë, 3 Nëntor 2026

Panik në ndeshjen Egnatia -AF Elbasani, një tifoz bie nga Tribuna

Ndeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit është ndërprerë pasi në minutën e 78-të një nga tifozët vendas u rrëzua nga tribuna. Menjëherë lojtarët njoftuan arbitin dhe ndihma mjekësore ishte e fokusuar për të.

Autoambulanca transportoi tifozin në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Lojtarët e Egnatias nuk pranuan të nisin ndeshjen pa mësuar për gjendjen e tij.

Për momentin dueli është ndërprerë dhe lojtarët janë pranë kampeve respektive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›