E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panik në një avion të United Airlines

Momente paniku në fluturimin Londër-Los Anxheles të kompanisë ajrore “United Airlines” kur një turbulence ajrore ka shkaktuar lëkundje të forta të avionit duke shkaktuar madje edhe lëndim të dhjetë pasagjerëve.

Avioni kreu ulje të detyruar në aeroportin e Montrealit ku iu dha ndihma e parë mjekësore 10 të plagosurve, një anëtari të ekuipazhit dhe 9 pasagjerëve, ku bën pjesë edhe nje grua shtatzënë.

Pasagjerët e tjerë u nisën me nje avion tjetër të kompanisë "United Airlines"për në destinacionin e tyre fillestar, Los Anxheles.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›