E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paola ndahet per Chiara-s

Paola do te kendoje pa Chiara-n. Pas 12 vitesh karriere, e vogla vendos te vijoje rrugen e saj, vetem. Nuk behet fjale per grindje ne familje, por Paola tani do te provoje te konkuroje ne treg pa gjysmen tjeter te familjes.

"Eshte nje ndarje per te cilen kisha nevoje, nje pushim i shendetshem mund ta quaja. Kur te kemi deshire te jemi serish bashke, do ta bejme', thote brunia simpatike.

Ndersa flet per albumin e ri, me titull "Alone" (Vetem), Paola sqaron se melodine e ka shkruar ne nje moment krize dhe ankthi, dy vite me pare.

"Kjo pune me kishte lodhur shume dhe gjithnje pyesja veten, nese duhet te vazhdoja ende. Nder te tjera sapo kisha perfunduar edhe nje lidhje 5-vjecare. Ndihesha e braktisur dhe teksti eshte nje lutje qe dikush te me ndihmonte dhe te me drejtonte ne nje moment te veshtire. Doli nje kenge shume personale, duke qene se ne ate kohe isha edhe shume xheloze", u shpreh Paola.

Ajo dhe Chiara kane qene te pandashme.Tani erdhi momenti qe ato te gjejne veten si individe te vecante.

Dy motrat ishin te ftuara speciale me 1 janar ne spektaklin e organizuar prej Top Channel, "2009".



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›