E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti XVI uron ne shqip

Urimet në 65 gjuhë të botës, përfshirë atë shqipe, i drejtohen të gjitha vendeve të globit nisur nga Italia. Mesazhi i sivjetshëm Urbi et Orbi i Papës Benedikt kishte në qendër të rij shpresën se lindja e Krishtit dhe pritja e gëzueshme e ungjillit të tij do të mbushë zemrat e besimtarëve.

Papa Benedikti XVI sulmoi komercializimin që i është bërë Krishtlindjeve, ndërsa mbajti meshën e përvitshme në bazilikën e Shën Pjetrit në Romë.

Me përulje, babai i shenjtë i kërkoi besimtarëve që të shohin “përtej sipërfaqes, për të zbuluar dashurinë e vërtetë që qëndron pas lindjes së Krishtit fëmijë në Betlehem”.

84-vjeçari përdori një platformë të lëvizshme ndërsa drejtoi ceremoninë fetare, për shkak të problemeve të tij me lëvizjen.

Rreth mesditës, përpara dhjetëra mijërave besimtarëve, Babai i Shenjtë mbajti fjalimin e përvitshëm “Urbi et Orbi”, atë të urimit të festës në të gjithë gjuhët e botës, përfshi edhe në shqip.

Siria zuri një vend të veçantë në lutjet e Papës, i cili kërkoi fundin e gjakderdhjes në vendin e madh arab.

“I lutem Zotit për një fund sa më të shpejtë të dhunës në Siri, pasi shumë gjak i pafajshëm është derdhur tashmë”, u shpreh kreu i Kishës Katolike. “Lutem çdo ditë edhe për viktimat e urisë në Bririn e Afrikës”.

Ndërkohë, me dhjetëra mijëra pelegrinë kristianë dhe turistë janë mbledhur nga e gjithë bota për të kremtuar ditën e Krishtlindjeve në Betlehem. Celebrimet kulmuan në mesnatë në kishën e Lindjes, e vjetër 1 700 vjet.

Rreth 120.000 vizitorë kanë mbërritur në qytetin palestinez të bregut perëndimor, 30% më shumë se vitin e kaluar.
 
Mesha e mesnatës u mbajt nga patriarku, Fuad Tëal, i cili kaloi përmes portës së madhe të barrierës rrethuese izraelite që ndan Jeruzalemin nga Betlehemi dhe mbërriti në sheshin e Grazhdit, ku u prit nga një bandë muzikore.

Patriarku Twal, palestinez me nënshtetësi jordaneze, ka shprehur shqetësim për të krishterët në dritën e trazirave të reja në Lindjen e Mesme dhe u ka kërkuar të mbështesin lëvizjet për liri dhe demokraci.

Predikimi i tij i mesnatës apelonte për kthimin e qetësisë dhe për pajtim në Siri, Egjipt, Irak dhe Afrikën Veriore.

I pranishëm në ceremoni ishte dhe presidenti i Autoritetetit Palestinez, Mahmud Abaz, i cili tha se shpreson që viti i ardhshëm të jetë për palestinezët viti i paqes në territoret e pushtuara. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›