E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti vazhdon vizitën në Australi

Papa Benedikti i bëri thirrje të rinjve katolikë në mbarë botën të ruajnë mjedisin në Tokë dhe t'i kundërvihen ndjenjës së materializmit dhe kulturës pop.

Këto komente Papa i bëri sot para 100 mijë besimtarëve të mbledhur pranë Portit të Sidneit, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë. Papa tha se njerëzimi i ka ndotur oqeanet e planetit tonë, si dhe burime të tjera natyrore, "për të shuar pangopësinë për të konsumuar”.

Papa po ashtu dënoi paraqitjen e abuzimit me drogë dhe me alkohol, të dhunës dhe degradimit seksual në televizion dhe në internet. Papa e mbajti fjalimin pas një shetitjeje me barkë, e cila filloi me një ceremoni tradicionale të banorëve indigjenë.

Në ceremoninë e pritjes së tij sot në Australi, Papa vlerësoi zyrtarët e Australisë që i kanë kërkuar falje zyrtare banorëve të vet indigjenë.  (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›