Papa Benedikti vazhdon vizitën në Francë
Papa Benedikt mbërriti në faltoren e famshme në Lurdes në Francën jug-perëndimore, pasi mbajti një meshë nën qiellin e hapur në Paris. Më shumë se 250 mijë vetave e dëgjuan meshën e Papës, ku ai theksoi mesazhin që besimtarët të heqin dorë nga materializmi dhe dhënia pas parasë.
Papa po vazhdon vizitën 4 ditëshe në Francë.
Papa e cilësoi faltoren në Lurdes si një "kështjellë e jetës dhe shpresës."Miliona besimtarë vijnë në Lurdes çdo vit për t'u lutur për fuqi fizike dhe shërime të sëmundjeve nga ujërat e burimeve. Në vitin 1858 një fshatare tha se i ishte shfaqur Shën Maria atje. Më pas vajza u bë Shën Bernadeta.
Vizita e Papës shënon 150-vjetorin e ditës kur Shën Bernadeta njoftoi se i ishte shfaqur Shën Maria. //mm//