E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa: Dyshoj se lufta në Siri egjetkë bëhet për të shitur armë

Të tjera rreth shkrimit Papa: Paqja vjen me paqe në Siri, në gjithë botën Vota negative në Kongres dëmton prestigjin e SHBA Obama:Assad të ndalojë përdorimin e armëve kimike Obama: Armët kimike, rrezik në duart e terroristëve Kerry falenderon BE-në për deklaratën e fortë Gjermania firmosi pro reaksionit të fortë ndaj Sirisë SHBA, në kërkim të lidhjes së Assad me sulmin kimik Sondazhi, 68% e francezëve, kundër luftës në Siri VATIKAN - 'Të zgjedhësh të mirën' 'do të thotë t’i thuash jo urrejtjes vëllavrasëse dhe gënjeshtrave, që i shërbejnë asaj dhunës në të gjitha format e saj, përhapjes së armëve dhe tregtisë së tyre ilegale''.

“Këto - tha Papa sot në Engjëllizim - janë armiq për të luftuar bashkarisht dhe me koherencë, duke mos ndjekur interesa të tjera veç atyre të paqes dhe të mirës së përbashkët”.

''Kujt i vlen të bësh luftë, shumë luftëra, nëse nuk je i aftë të bësh këtë luftë të thellë kundër së keqes?''. '' Ende mbetet dyshimi, - tha ai, - në qoftë se kjo luftë këtu apo atje është me të vërtetë një luftë apo është një luftë tregtare për të shitur këto armë, apo për të rritur tregtinë e paligjshme''?.

"Le të lutemi, që të ndalë menjëherë dhuna dhe shkatërrimi në Siri dhe të punohet me impenjim të rinovuar për një zgjidhje të duhur të konfliktit vëllavrasës”, tha Papa në Ëngjëllizim, duke thënë se pas vigjiljes së djeshme për paqe impenjimi vazhdon.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›