E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Papa Francesku del nga spitali

Papa Francesku doli nga Spitali Gemelli në Romë, ku ishte shtruar për tre netë, për bronkit. 

Me largimin e tij, ai do të fillojë përgatitjet për javën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, Pashkët. 

Njoftimin e dha drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.   

Papa Françesku e kaloi fazën më të vështirë të sëmundjes, që e detyroi të shtrohej në spitalin Gemelli të Romës e sipas parashikimeve, dhe këtë të shtunë kthehet në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. “Dita e djeshme – shkruan Bruni në komunikatë – kaloi mirë, me një kuadër klinik normal. Në mbrëmje, Papa Françesku hëngri një picë, bashkë me ata, që kujdesen për të në këto ditë shtrimi në spital: me Atin e Shenjtë ishin të pranishëm mjekët, infermierët, asistentët dhe personeli i Xhandarmërisë së Vatikanit. Të premten paradite, pasi hëngri mëngjesin, lexoi disa gazeta dhe rifilloi punën”. 

Tani për tani, programi i Papës për Javën e Madhe të Pashkëve, që fillon më 2 prill, me të Dielën e Larit, nuk ka pësuar ndryshime, por priten konfirmime ditët e ardhshme. Gjithsesi, Bruni njoftoi se Françesku do të jetë i pranishëm e do të kryesojë meshën e së Dielës së Larit.

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›