E Hënë, 2 Nëntor 2026

Papa Françesku ndërpret fjalimin e tij për shkak të problemeve shëndetësore

Papa Françesku ka ndërprerë fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit pasditen e sotme për shkak të bronkitit.

“Kërkoj falje, kam vështirësi në frymëmarrje”, tha Papa dhe i bëri thirrje ndihmësit të tij që të vazhdojë të lexojë fjalimin, i cili iu kushtua forcave të armatosura si mbrojtës të paqes.

Mesazhi i Papës për ushtarët katolikë është “të mos kultivojnë një frymë që favorizon konfliktet e luftës”.

Dy ditë më parë, Françesku, për shkak të problemeve të frymëmarrjes, kishte vendosur të ndërpresë takimet e tij zyrtare në Pallatin Apostolik të Vatikanit dhe zgjodhi si vend alternativ hostelin Shën Marta, brenda Vatikanit, ku banon./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›