E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Njerezimi po zhytet ne erresire

Papa Benedikti XVI, gjatë mbajtjes së një meshe të Pashkëve, shprehu frikën e tij se njerëzimi është duke dalë gjithmonë e më shumë nga rruga e Zotit.

Përpara se të drejtohej me mesazhin e tij tradicional të urimit në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit, “Babai i Shenjtë” theksoi se “njerëzimi është duke u zhytur gjithmonë e më shumë në errësirë, i pamundur për të dalluar të mirën nga e keqja”.

Mesha tradicionale e mesnatës u zhvendos në mëngjesin e së dielës për të mos mbilodhur 84-vjeçarin, i sapokthyer nga Meksika dhe Kuba. Në fjalën e tij, Papa vendosi theksin tek kontrasti midis mëkatit dhe dritës së Zotit, që sipas tij po bëhet gjithmonë e më e dobët.

”Errësira që ka rrethuar dritën e Zotit dhe vlerat e vërteta të jetës kërcënon ekzistencën e vetë njerëzimit”, deklaroi Benedikti XVI.

”Nëse Zoti dhe vlerat morale njësohen me të keqen dhe mëkatin, atëherë çdo dritë tjetër, përfshi ajo e mendjes njerëzore që ka realizuar arritje të mrekullueshme teknike do të shuhet”.

Gjatë meshës, Papa gjithashtu pagëzoi tetë të konvertuar në katolizicëm, duke i spërkatur me ujë të bekuar, që simbolizon bekimin dhe pastrimin e shpirtit të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›