E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa do të takohet me Fidel Kastron

Papa Benedikti XVI është takuar në Kubë me presidentin Raul Kastro.

Takimi  që teorikisht duhej të shënonte një hap përpara në raportet e Kubës me kishën katolike erdhi pas takimit me zv. presidentin Mariono Murillo, i cili pranoi publikisht se në vend nuk do të ketë ndryshime politike, por do të zhvillohet sa është e mundur modeli ekonomik.

Deklaratat e Murillos ishin një përgjigje indirekte për opinionet e Papës mbi marksizimin, si një model që nuk i përgjigjet realitetit dhe nevojën e reformave të reja në vend.

Ndërkohë, edhe vetë lideri historik i Havanës ka njoftuar për një takim me Papën.

Me kënaqësi të madhe do të pres shkëlqesinë e tij Papa Benedikti XVI, njësoj siç bëra në vitin 1998 me Papa Gjon Palin II, njeriu e donte shumë popullin e thjeshtë, citohet Fidel Kastro në faqen qeveritare CubaDebate. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›