E Hënë, 2 Nëntor 2026

Papa i ri një investim amerikan? Dëshmia e ish-ambasadorit Prenkaj në “Një Shqipëri”

A do të ketë ndikim presidenti Donald Trump, në zgjedhjen e papës së ri? Kjo ishte pyetja që drejtoi bashkëprezantuesja e emisionit “Një Shqipëri”, Oneda Skënderi.

“Amerikanët duan dikë që është në një frymë, që është në linjë me katolicizmin autentik. Presidenti Trump është miqësor dhe dashamirës me Vatikanin,” tha Nesti Zefi, studiues i çështjeve fetare.

“Besoj se është në natyrën e misionit që papati, kushdo qoftë ai, t’i shikojë çështjet mbi raportet e ngushta të shteteve,” tha Ndue Ukaj, studiues e shkrimtar.

Dëshmia e ish-ambasadorit Prenkaj: SHBA, ndikim në zgjedhjen e Papa Françeskut

Albert Prenkaj, ish-ambasador i Kosovës në Itali, në intervistën me moderatorin Mentor Nazarko foli lidhur me ndikimin e SHBA-së në zgjedhjen e Papa Françeskut të ndjerë.

Sipas z. Nazarko, presidenti i mëparshëm amerikan, Barack Obama, mendohet se ka pasur rol në zgjedhjen e Papa Françeskut.

“Dua të them se kur erdhi Papa Françesku në krye të Kishës Katolike, SHBA kishte monopolin në arenën ndërkombëtare. Ideja se SHBA-ja ka ndikuar në zgjedhjen e Papa Françeskut është një teori që ka për qëllim t’i japë mbështetje Papës. Kemi parë dy takimet mes Obamës dhe Papës, ku ka pasur fërkime për tema të ndryshme. Bëhet fjalë për përdorimin e kontracepsionit dhe për punët laboratorike për nxjerrjen e fetusit jashtë trupit të nënës. Ka pasur fërkime dhe në aspektin e politikave, terrorizmit,” cilësoi ish-ambasadori Prenkaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›