E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa ne Angli Mos i harroni rrenjet tuaja te krishtera

Londer 17 shtator NOA - Teksa eshte duke u zhvilluar drejt nje shoqerie multi-kulturore Britania nuk duhet kurrsesi te harroje rrenjet e krishtera te saj.

Ky ka qene fakti i theksuar nga Papa Benedikti XVI gjate vizites se tij ne Britanine e Madhe duke i meshuar idese se lirite e ketij vendi jane mbeshtetur nga traditat kristiane.

Ndersa duke folur per abuzimet e prifterinjve me femijet ai u shpreh se autoritetet e Kishes kishin qene shume te ngadalshme ne kunderpergjigjen ndaj zbulimit te tyre duke shtuar se Kisha duhet te tregonte pendim dhe te ndihmonte viktimat per te rindertuar jeten e tyre.

Ndersa gjate takimit me Mbretereshen Elisabete ne rezidencen e saj zyrtare ne Edinburg ai tha se shpresonte qe se me kete vizite te permiresonte lidhjet e tensionuara ndermjet katolikeve romane dhe anglikaneve.

Kjo eshte vizita e pare shteterore zyrtare e Papes ne Britani dhe e dyta qe prej mbretit Henry VIII kur e themeloi Kishen e Anglise ne vitin 1534 per shkak te refuzimit te Vatikanit qe ta anuloje martesen e tij me Katerinen nga Aragoni.

Gjate kesaj vizite te Papes parashihet edhe qendrimi ne Birmingem ku ai do ta beatifikoje kardinalin e shekullit XIX Xhon Henry Njumen. Xhon Uatson nga Qendra teologjike katolike konsideron se ky do te jete momenti kryesor i vizites se Papes ne Britani.
n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/30643-papa-ne-angli-mos-i-harroni-rrenjet-tuaja-te-krishteratitlePapa ne Angli Mos i harroni rrenjet tuaja te krishteratheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›