E Enjte, 5 Nëntor 2026

Papa pritet të vizitojë Kievin/ Ati i Shenjtë në Ukrainë brenda muajit

Papa Françesku pritet që brenda muajit gusht të vizitojë Kievin.

Lajmi është bërë i ditur nga Vatikani, pas një takimi të Papës me ambasadorin e Ukrainës në selinë e shenjtë.

Data e saktë nuk është bërë e ditur për shkak të masave të ndërmarra për sigurinë e Atit të Shenjtë dhe të delegacionit që do ta shoqërojë.

Më herët, në deklaratat e tij Papa Françesku ka shprehur dëshirën që të vizitojë Kievin dhe Moskën.

Ai shpesh herë ka kritikuar Rusinë për sulmin ndaj Ukrainës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›