Papandreu-Erdogan diskutohet emigracioni

Por te dy kryeministrat kane pranuar se ceshtjet delikate si ajo qipriote apo percaktimi i kufirit ajror dhe detar qe kane krijuar shpeshhere dhe armiqesi ne dekadat e fundit midis Athines dhe Ankarase duan ende kohe te zgjidhen.
Dua te theksoj se ne deshirojme qe marredheniet midis dy vendeve te vazhdojne dhe te jene marredhenie te bazuara ne themele te forta dhe tek besimi tha kryeministri turk Erdogan.
Papandreu dhe Erdogan duket se kane rene dakord per zbatimin e nje iniciative te perbashket teper te rendesishme per Athinen ate te luftes kunder fluksit gjithnje ne rritje te emigranteve ilegale qe vijne nga Turqia drejt Greqise dhe Europes.
Ne vendosem qe iniciativa e perbashket ne bashkepunimin midis dy vendeve por edhe te Bashkimit Europian te jete me sistematike ne menyre qe te arrihen rezultate shume me te mira me problemin qe eshte krijuar nga fluksi i emigranteve dhe refugjateve qe vijne per ne Greqi dhe ne Europe tha kryeministri grek Jorgo Papandreu.
Vetem vitin e fundit numri i emigranteve te paligjshem qe hyjne nga Turqia ne Greqi eshte shtuar me 90 ose e thene ndryshe cdo dite futen ne token greke nga Turqia mbi 200 emigrante nga Azia Lindja e Mesme dhe Afrika. Sipas raportit vjetor te forces detare nderkombetare ne detin Egje Frontex Greqia ka pranuar gjate dy viteve te fundit mesatarisht 80 te emigrimit ilegal ne gjithe kufijte e BE-se.