Papandreu Rama dhe Meta te bashkepunojne

Apeleve për bashkëpunim mes kryetarit të Partisë Socialiste dhe atij të
Lëvizjes Socialiste për Integrim, këtë të hënë iu bashkua edhe
Presidenti i Internacionales Socialiste George Papandreu.
"Rama dhe Meta të bashkëpunojnë për zgjedhjet e arshshme. Pavarësisht ndasive të dy ata janë të majtë progrestistë", shprehet Papandreu, duke shtuar që bashkimi mes tyre sjell fitoren dhe mundjen e Kryeministrit Sali Berisha.
Sipas kreut të Internacionales Socialiste, një Qeveri e majtë i duhet Shqipërisë, ndërsa premtoi mbështetje dhe nxitje të bashkëpunimit.
"Pavarësisht dallimeve, sot sfida e vërtetë është krijimi i një fronti të bashkuar progresist. Ky front i bashkuar progresist Zgjedhjet 2013Berisha-Meta, takim në Kryeministri Rama shpalos programin në MilanoMediu: PS bllokoi integrimin do t’i mundësojë vendit ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të garantuar një shoqëri më të ndershme me institucione demokratike, transparencë dhe llogaridhënie. Këto reforma janë të nevojshme qoftë për të siguruar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, qoftë për të garantuar liri dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e Shqipërisë", shprehet Papandreu.
Pitela apel Metës e Ramës
Një ditë më parë ishte zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Xhiani Pitela, përmes një mesazhi të publikuar në faqen e tij të internetit, i bën thirrje udhëheqësit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe atij të Lëvizjes për Integrim, Ilir Meta të bashkohen në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Në deklaratën e tij, duke iu referuar humbjes së tretë radhazi të statusit të vendit kandidat, Pitela u shpreh i bindur se vetëm një qeveri progresiste socialiste mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë.
“Në emër të të gjithë miqëve të sinqertë të Shqipërisë dhe të Socialistëve Progresistë Shqiptarë, dëshiroj t’u lëshoj një apel miqve të mi: Edi Ramës dhe Ilir Metës. Tani ka arritur momenti, nuk ka më kohë për të humbur, as për popullin shqiptar dhe as për të majtën shqiptare, për Partinë Socialiste apo Lëvizjen Socialiste për Integrim, të bashkohen dhe të fitojnë. Të dy udhëheqësit e këtyre forcave politike duhet të shohin përpara dhe të tejkalojnë hendekun që i mban të veçuar për të mirën e vendit”, thotë zoti Pitela.
Edhe Stanishev kërkon bashkëpunim
Të shtunën Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev iu drejtua me të njëjtin apel udhëheqësve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në prag të zgjedhjeve të majtët europianë kanë rritur presionin duke kërkuar që Rama dhe Meta të tejkalojnë diferencat dhe të bashkohen në zgjedhjet e 23 qershorit.