E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papulias: Pavarësia e Kosovës, e parakohshme


Presidenti grek, Karolos Papulias ka deklaruar se pavarësia e Kosovës ka qenë e parakohshme dhe se shtetet që nuk e njohin Kosovën në thelb i mbrojnë interesat e tyre kombëtare.
Këto komente Papulas i ka bërë në një intervistë për një gazetë çeke. Papulias ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të insistonte në vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sepse, sipas tij, plani i Ahtisaarit ishte punuar në shpejtësi, ndërsa pavarësia e Kosovës ishte e parakohshme.

"Është shumë e komplikuar të kërkohet nga Serbia për të pranuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa kurrfarë pengese. Përsëris, kjo ka qenë shumë e përshpejtuar", ka thënë presidenti i Greqisë, i cili po qëndron në një vizitë treditore në Çeki.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›