Papulias sulmon Maqedonine
Presidenti i Greqise Karolos Papulias serish ka akuzuar qeverine e Maqedonise, per vjedhje te historise dhe trashegimise etnike greke. “Hiqni dore nga vizionet tuaja, nga vjedhja e historise dhe trashegimise etnike greke, eshte mesazhi i presidentit grek drejtuar autoriteteve te Shkupit. Ne Kongresin e 10-te te unioneve panmaqedonase ne Litohoro te Katerinit, afer qytetit te Selanikut, Papulias ngriti zerin, duke rikonfirmuar politiken e palekundur te qeverise ne kete drejtim. Shkupi duhet te pranoje nje zgjidhje te pranueshme per te dy palet ne çeshtjen e emrit, qe do te respektoje historine, te tregoje me ne fund vullnetin politik qe kerkohet dhe te ulet ne tryezen e negociatave me nje fryme konstruktive, pa perdorur praktika nacionaliste dhe anakronike per te miren dhe progresin e qytetareve”, perfundoi Papulias.